Flash News

KRYESORE

Atentati mafioz me dy të vdekur në Vlorë, identifikohet objektivi

Atentati mafioz me dy të vdekur në Vlorë, identifikohet objektivi

Rreth një orë pas atentatit tipik mafioz që shkaktoi dy të vdekur dhe një të plagosur janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi këtë të dielë qytetin e Vlorës.

Nga të shtënat me breshëri automatiku mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa u plagos Armando Sulejmani.

Sipas të dhënave më të fundit, objektiv i atentatit mafioz ishte pikërisht personi që arriti të mbijetonte, Armando Sulejmani i njohur nofkën “Çipuri” dhe cilësohet si anëtar i bandës së Gaxhait, një emër mjaft i njohur për organet e drejtësisë.

Kujtojmë se në maj të 2016-ës, Sulejmani i ka mbijetuar edhe një tjetër atentati në lagjen Pavarësia në Vlorë, pak muaji pasi kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Ndërkohë, viktimat ishin kunati dhe shoku i Sulejmanit.

Sa i takon ngjarjes së sotme, konfimrohet se objektiv i atentatit mafioz ishte pikërisht Armando Sulejmani, i cili arriti të mbijetojë.

Të fundit