Flash News

KRYESORE

Balla përgënjeshtron Hahn: Gjermania e mbështet Shqipërinë

Balla përgënjeshtron Hahn: Gjermania e mbështet

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, e ka përgënjeshtruar komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë ndaj anëtarsimit të vendit tonë në BE.

Balla tha se Gjermania e mbështet çeljen e negociatave  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se kjo çështje do të diskutohet me 24 shtator.

Kjo deklaratë e Ballës bie ndesh me atë që vetëm pak çaste më parë kishte thënë Hahn, sipas të cilit, tre nga vendet më të mëdha të BE-së, Gjermania, Franca dhe Danimarka janë skeptikë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mbase Balla e di më mirë se komisionari për zgjerim i BE-së.

Të fundit