Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Basha: Edi Rama në panik, burgos drejtusë të Partisë Demokratike për të frikësuar qytetarët
Lulzim Basha shprehet se arrestimet e përfaqësuesve te Partise Demokratike dhe qytetareve, veçanerisht pas lënies në burg të drejtuesve te qarkut të Elbasanit, janë skenar i kryeministrit Edi Rama për të frikësuar opozitën dhe mbështetësit e saj.
- I bllokuan rrugën Ramës, burg për 4 drejtuesë të Partisë Demokratike
Sipas tij, në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga "dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta politik". Basha u bën apel qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi me këto akte, Edi Rama po thellon me shpejtësi gropën, ku ka rënë.
“Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Askush të mos ketë dyshimin më të vogël: Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama. Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”, perfundon Basha.