Flash News

KRYESORE

Basha: Rama vodhi 370 milionë euro, po përdor median t'u tërheqë mendjen njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar se për të mbuluar vjedhjen e sotme me vlerë prej 370 milionë eurosh, Edi Rama, po përdor propagandën që t'u tërheqë vëmendjen shqiptarëve.

"Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediesh u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve.", shkroi Basha në profilin e tij në Twitter.

Më herët, në konferencë për shtyp, kreu i PD-së, u ndal te dy kontratat koncesionare të rrugëve ‘Milot-Balldren’ dhe ‘Oriukum –Dukat’, duke i cilësuar si korruptive dhe se do t’i shkaktojnë vendit dëme kolosale. Ai madje paralajmëroi deputetët që të mos votonin në parlament rrëzimin e tyre.

Të fundit