Flash News

KRYESORE

Bashkia nis zjarrfikëset drejt Lezhës, Veliaj: Jo vetëm solidaritet me fjalë, siç i ka hije Tiranës

Bashkia nis zjarrfikëset drejt Lezhës, Veliaj: Jo vetëm

Situata shqetësuese në Shëngjin që është shkaktuar nga zjarri masiv që ka përfshirë pyllin me pisha pranë portit, ka ndërgjegjësuar edhe Bashkinë e Tiranës, e cila ka dërguar në ndihmë disa zjarrfikëse.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shprehet se përveç zjarrfikëseve drejt Shëngjint janë nisur edhe burime njerëzore për ti ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.

“Solidaritet me Shengjinin/Lezhen. Jo vetëm lutjet e solidaritet me fjalë, BashkiaTirane nisi zjarrëfikse e staf për të ndihmuar Bashkinë Lezhë në betejën me zjarret! Kolegët tanë do bëjnë më të mirën – siç i ka hije Tiranës!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Të fundit