Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu pro ndryshimit të kufijve: Ka ardhur koha të flasim për bashkimin me Shqipërinë

Baton Haxhiu pro ndryshimit të kufijve: Ka ardhur koha të flasim

Për Baton Haxhiun zgjidhja më e mirë për Kosovën është bashkimi me Shqipërinë. Sipas asaj që raporton ‘Panorama’, Haxhiu thekson se për sa kohë Serbia është shprehur hapur për bashkim të saj me Republikën Serbska të Bosnjës, edhe Kosova nuk ka pse e fsheh këtë ambicie dhe ky është momenti kur është hapur diskutimi për korrigjimin e kufijve.

Armik të bashkimit me Shqipërinë, Baton Haxhiu sheh politikën të ndarë në feude si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Në këtë konkluzion, Haxhiu shprehet se të tilla situata kanë kaluar dhe Esat Pashë Toptani apo Ahmet Zogu kur është folur për bashkim kombëtar.

Haxhiu qartazi nuk mbështet politikën e BE-së ndër vite, që, sipas tij, e kanë lënë Kosovën në një vegjetim pa të ardhme dhe me një Serbi, e cila vetëm ka përfituar nga BE-ja. “Bashkimi Europian favorizon destabilitetin në Ballkan”- tha Haxhiu, ndërsa thekson se që nga viti 2011 dhe në vijim Serbia ka përfituar nga “mirësia” e BE-së, në aspektin ekonomik dhe politik. Ndërsa Kosova është në një situatë që nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së, nuk është pjesë e UNESCO-s, Interpol, apo organizmave të tjerë.

“Kosova është zorrë qorre dhe nuk ka kurrfarë interesi për askënd. E vetmja gjë që i duhet dikujt Kosova, është kthimi nga ana e Serbisë dhe Rusisë, një sukses moral sot ndaj asaj që i ndodhi në 1999. Serbisë nuk i duhen 24 mijë banorë të Veriut të Kosovës, sepse ajo e di shumë mirë se në çfarëdo varianti, ata 24 mijë banorë pas 10 viteve nuk do jenë asnjë. Nëse Serbia kërkon 1.4 milionë banorët, është Republika Serbska, ku ka 1.4 milionë serbë, pse duhet të flijohemi ne shqiptarët dhe të durojmë pasaktësinë duke u dhënë saktësinë të tjerëve? Pse duhet të flijohemi ne vazhdimisht për shkak të Bosnjës, apo për shkak të Ukrainës?! Pse duhet të vuajmë ne, 2 milionë njerëz për një gjeopolitikë që realisht është në funksion të tyre, por nuk është në funksion të interesit tonë?! Pse kanë të drejtë serbët të bashkohen me Republika Serbska dhe ne nuk paskemi të drejtën të flasim për bashkimin me Shqipërinë?! Pse?!”,- ka deklaruar ndër të tjera Baton Haxhiu.

Të fundit