Flash News

KRYESORE

BE/ Në buxhetin e vitit 2020 do të jepen më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor

BE/ Në buxhetin e vitit 2020 do të jepen më shumë fonde

Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje për buxhetin e vitit 2020. Shuma totale e investimeve do të shkojë në 168.7 miliardë euro, një rritje me 1.5% krahasuar me buxhetin e 2019-ës.

Shuma totale e pagesave shkon në 153.6 miliardë euro, një rritje me 3.4 % nga 2019-a. Fondet e para-hyrjes për Turqinë janë ulur në 85 milionë euro, krahasuar me draft-buxhetin e propozuar nga komisioni. ndërkohë që më shumë fonde do të jepen për Ballkanin Perëndimor.

“Buxheti i vitit të ardhshëm mundëson një qasje realiste, duke marrë në konsideratë interesat e taksapaguesve dhe nevojën për t’u kujdesur për sfidat e reja që mund të dalin në 2020”, tha sekretari i shtetit Kimmo Tiilikainen, i cili përfaqësoi Këshillin në negociatat me parlamentin evropian të hënën.

Tani PE dhe KE kanë 14 ditë kosh që formalisht të aprovojnë marrëveshjen e arritur.

Të fundit