
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
“Bën lojëra mafioze me listat”, kreu i KED reagon pas deklaratave të Metës: Përzgjedhja larg humoreve politike

Vjen reagimi i Ardian Dvoranit, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pas deklaratave të presidentit Ilir Meta dhe dekretimit të Marsida Xhaferllarit si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Një ditë më parë Meta doli në një konferencë për gazetarët, nga ku hodhi akuza të ashpra në drejtim të kreut të KED, duke e akuzuar atë për lojëra mafioze me lista e gjyqtarëve, sipas tij që të vendosë kreun e shtetit në pozitë që të shkelë Kushtetutën lidhur me dekretimin e dy anëtarëve për një vend në Kushtetuese.
Sipas Dvoranit, deklaratat e Metës janë të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, ndërsa sa i takon renditjes së listës dhe Xhaferllarit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante.
Reagimi:
Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,
Duke respektuar të drejtën dhe detyrimin që buron nga qënia funksionar kushtetues, në përbërje dhe drejtim të një organi kushtetues të pavarur, sipas të cilit, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretuesi dhe zbatuesi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucioneve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstitucionale,
Duke pasur parasysh përcaktimet e qarta dhe vetë leximin e drejtpërdrejtë të dispozitave të Kushtetutës, aq më tepër të normave të saj që gjejnë zbatim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që në pajtim me të, rregullohen më hollësisht me ligj,
për momentin vlen të parashtrohet se:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit.
Neni 179 pika 2 e Kushtetutës ka për qëllim të përcaktojë institucionin kushtetues që është përgjegjës për plotësimin e një vakance të caktuar. Çdo vakancë lidhet me një emërim, ashtu si çdo vakancë ka një mandat unik i cili i përket një momenti dhe nje organi të caktuar emërimi. Kjo dispozitë parashikon radhën për vakancën që duhet të plotesojë Presidenti, vakancën që duhet të plotesojë Kuvendi dhe vakancën që duhet të plotësojë Gjykata e Lartë.
Pra kjo dispozitë, nuk lidhet aspak me momentin se kur organi i emërtesës vendos për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit mes tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED. Pra, nuk përcakton që, p.sh., në çdo rast vakanca e Presidentit duhet të plotesohet me ushtrimin e së drejtës së tij të zgjedhjes, përpara se të veprojnë organet e tjera të emërtesës. Nëse vërtet ky do të ishte interpretimi dhe zbatimi i Kushtetutës, nëse vërtet organi i emërtesës që ka vakancën e parë për të plotësuar, do të tregonte përgjegjshmëri, vullnet të mirë, integritet dhe koherencë deri në fund, përfshirë edhe respektimin e parimit të bashkëpunimit dhe luajalitetit kushtetues mes organeve të emërtesës, atëherë, do të ishin të shumta situatat, kur në mënyrë të qëllimtë apo për rrethana objektive, do të krijoheshin pashmangshmërisht situata bllokuese me emërimin dhe plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pa qenë e nevojshme për shpjegim më të hollësishëm këtu nuk bën përjashtim as edhe rasti konkret. Por ky nuk është qëllimi, vullneti dhe kuptimi e interpretimi i dispozitave kushtetuese të miratuara nga kushtetutbërësi.
Prandaj, në kushtet kur sipas nenit 125 të Kushtetutës ka tre organe emërtese, neni 179 pika 2 e saj, e akoma më konkretisht dhe hollësisht neni 86 i ligjit nr.8577/2000, kanë përcaktuar vetëm radhën se kur secili organ emërtese ka të drejtën dhe detyrimin të shpallë vakancën, të dërgojë pranë KED listën e kandidatëve dhe të ushtrojë ose jo, brenda 30 ditëve nga paraqitja e Listës së KED, të drejtën e përzgjedhjen së kandidatit, vetëm ndërmjet tre emrave të renditur të parët në Listën e KED.
Ndër të tjera Kushtetuta është e drejtpërdrejtë dhe nuk përcakton asnjë përjashtim: organi i emërtesës është i detyruar të përzgjedhë vetëm ndërmjet tre kandidatëve të listuar në tri vendet e para nga KED. Pa asnjë përjashtim në raste dhe pa asnjë dallim mes organeve të emërtesës, përfshirë Presidentin, Kushtetuta nuk i njeh asnjërit prej tyre "lirinë" për të emëruar përtej tri emrave të parë të renditur nga KED, e cila në thelb do të përbënte uzurpimin e kompetencës unike kushtetuese të renditjes së kandidatëve nga KED, i cili është organ kushtetues.
Një nga motivet për të cilat me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 u sanksionua në Kushtetutë kjo procedurë dhe ndarje kompetencash kushtetuese, ishte edhe heqja nga duart, interesat dhe humoret politike apo të çfarëdo natyre të institucioneve e mëparshme të emërtesës, pra nga Presidenti dhe Kuvendi, të lirisë për të përzgjedhur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas qasjeve të tyre individuale apo të grupimeve të ndryshme të interesit që i përbënin apo i lidhnin interesat me këto organe.
Pikërisht për këtë qëllim, duke pasur parasysh se si zgjidheshin gjyqtarët dhe se si bllokoheshin procedurat e emërimit sipas humoreve dhe interesave politike apo të natyrave të tjera, verifikimi i kandidatëve dhe renditja e tyre iu caktua një organi kushtetues të ri, të pavarur prej tyre dhe të përbërë vetëm nga gjyqtarë dhe prokurorë. Tashmë organet e emërtesës duhet të zgjedhin vetëm njërin prej tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED. Madje këto organe duhet ta ushtrojnë këtë kompetencë brenda 30 ditëve, i cili, si afat prekliziv, nuk mund të zgjatet përtej këtij afati. Nëse nuk e ushtrojnë kompetencën në këtë afat, kandidati i renditur i pari është gjyqtari i zgjedhur/emëruar. Kjo nuk është më çështje interpretimi, por e përcaktimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës. Askush, nuk mund të shmanget nga respektimi dhe zbatimi i normave kushtetuese dhe i ligjeve të nxjerra në pajtim me të, pra edhe nga zbatimi procedurave dhe afateve të posaçme të ligjit të posaçëm, sikurse janë edhe nenet 7/b, 7/c dhe 7/ç të ligjit nr.8577/2000 .
Përvec kesaj, vlen të kujtohet se organet e emërtesës, Presidenti dhe Kuvendi, e zbatuan drejt Kushtetutën kur, për secilën vakancë, sipas radhës që përcaktojnë normat e saj, i hapen procedurat e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, me qëllim që të identifikoheshin se cilët kandidatë konkurrojnë dhe për cilat vakanca, duke identifikuar kështu edhe organin përkatës të emertesës.
Sic kërkohet nga ligji, pasi u pranuan aplikimet, KED filloi punën për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve. Për shkak të rrethanave të veçanta në të cilat gjendet Shqipëria,si rrjedhojë e zbatimit të reformës në drejtësi, rezultoi që të kishte të njëjtët kandidatë për disa vakanca. Kushtetuta dhe ligji nuk e ndalon ushtrimin e kësaj të drejte. Për rrjedhojë, duke qenë se listat e kandidatëve i sjellin vetë organet e emërtesës, duke qenë se në to gjendeshin kandidatë njëkohësisht të kandiduar në disa lista, si edhe duke qenë se ligji zbatohet më mënyrë të barabartë dhe për të gjithë, si në procedurën e verifikimit, ashtu edhe në atë të vlerësimit e të renditjes që bazohet vetëm në aftësitë dhe meritat, në përfundim të procedurave të ndjekura, rezultoi që në Listat e Renditjes së kandidatëve të ketë përsëritje të listimit të tyre për secilën vakancë.
Gjithsesi, me apo pa respektim të afatit të 30 ditor, edhe ky i detyrueshëm, asnjë organ emërtese, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, nuk mund ti shmangen leximit dhe urdhërimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, e cila, në nenin 125 pika 1 dhe nenin 149/d pika 1, përcaktojnë shprehimisht, pa i njohur askujt privilegjin ti shmangë ato, sa vijon:
Neni 125 Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit⁹
Neni 149/d Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartëtë Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.
Përfundimisht, nëse i referohemi ligjit, në respekt të nenit 125 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 (i ndryshuar), që kanë sanksionuar se “Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.”, në rastin kur organi i emërtesës nuk arrin të zgjedhë apo nuk e ushtron të drejtën e zgjedhjes brenda këtij afati, atëherë vendimi i KED për listën e renditjes së kandidatëve ka efekt rë menjëhershëm ex legge, të njëjtë me dekretin e Presidentit, vendimin e Kuvendit apo vendimin e Gjykatës së Lartë për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta vlerë dhe efekt duhetti njihet edheVendimit me nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku kandidatja e renditur e para në Listën Përfundimtare, Znj. Arta Vorpsi, konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Meta zbardh dekretin dhe arsyet pse zgjodhi Marsida Xhaferllarin si gjyqtare në Kushtetuese
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29