Flash News

KRYESORE

Berisha: Dy problemet e mëdha që sjell vendimi i Holandës për vizat

Berisha: Dy problemet e mëdha që sjell vendimi i Holandës

92 deputetë në parlamentin holandez nga 150 që janë në total, kanë votuar pro vendosjes së vizave me Shqipërinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Mbrëmja” në ABC News me Mirela Milorin, për këtë vendim të Holandës bën përgjigjëse qeverinë.  Berisha shton se ky vendim sjell dy probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Nëse qeveria e mbretërisë së Holandës në zbatim të vendimit të parlamentit të saj asiston të çojë deri në fund këtë nismë askush se pengon ta çojë deri në fund. Holanda është vend themelues. Mbretëria e Holandës është ndër vendet më të respektuara në botë. Ku është problemi i dytë i madh i këtij vendimi? Janë vende të tjera që po e konsiderojnë këtë vendim”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur më tej nga Milori nëse ka lobuar PD për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Berisha e mohoi kategorikisht.

PD nuk ka lobuar kurrë për moshapjen e negociatave. PD ka lobuar vjet për hapjen e negociatave... Nuk mund të ndodhë që PD të lobojë kundër arritjes më të madhe gjatë qeverisjes së saj”, tha ish-kryeministri.

Të fundit