Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala tregues se krimi ndihet i lirë në veprimtarinë e tij

Besnik Mustafaj: Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala tregues se krimi ndihet i

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e ka cilësuar si një ngjarje shumë të rëndë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj tha se kur mafia arrin të godasë mbi gazetarët atëherë ajo tregon se ndihet e lirë në veprimtarinë e saj.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, jo vetëm duke pas parasysh profilin si gazetare të Klodiana Lalës, por edhe në përgjithësi për gjithë shtypin.

Kur mafia arrin të godas mbi gazetarët atëherë ajo tregon se ndihet e lirë në veprimtarinë e saj.

Mbi median ka goditur mafia italiane dhe Escobari, askush tjetër.

Është një tregues se krimi ndihet i lirë”, tha Mustafaj.

Ai tha gjithashtu se sulmi ndaj Lalës është një paralajmërim jo vetëm për të por për gjithë gazetarët.

“Ky është një paralajmërim, nuk kanë synuar kësaj herë të kenë viktima, kanë synuar ti thonë gjithë gazetarëve nëpërmjet Klodiana Lalës ku do godasin.

Kanë dash ti thonë gazetarëve që po e hapët shumë gojën ne do godasim mbi ju”, u shpreh Mustafaj.

 

Të fundit