Flash News

KRYESORE

Betimi si president, zbardhet mesazhi që Vuçiç i dërgoi Ilir Metës

Betimi si president, zbardhet mesazhi që Vuçiç i dërgoi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e betimit të tij si kryetar i shtetit.

Në mesazhin e Vuçiçit flitet për zhvillim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, në interes të shqiptarëve dhe serbëve.

“Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë. Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”, shkruhet në mesazhin e presidentit të Serbisë.

Të fundit