Flash News

KRYESORE

Bilancet e Samitit të Berlinit/ Diplomati Bashkurti veçon dy mesazhe pozitive për shqiptarët

Bilancet e Samitit të Berlinit/ Diplomati Bashkurti veçon dy mesazhe

Diplomati Lisen Bashkurti, duke komentuar Samitin e Berlinit në studion e emisionit Ditari në A2 CNN, veçon dy momente ne favor te shqiptareve. Sipas tij, dy shtetet e njohura, Gjermania dhe Franca kanë vendosur të kthejnë sërish vëmendjen nga Ballkani Perëndimor dhe do të rrisin prezencën e tyre me tërhqejen e SHBA-së.

“Së pari, dy prej shteteve themeluese, lokomotiva të Bashkimit Europian, rivendosën fuqishëm Ballkanin Perëndimor në axhendën e tyre bilaterale. Konsolidimi i kësaj dysheje për të adresuar çështjet e Ballkanit Perëndimor i jep një garanci për të ardhmen europiane.

Së dyti, fakti që këto dy shtete janë edhe fuqi botërore, do të thotë edhe që gjeopolitika e tyre po rrit prezencën dhe rolin aktiv në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh që ka një tërheqje relative të SHBA dhe ka tendenca të aktorëve të tjerë për të rritur prezencën në këtë pjesë të Europës. Mendoj se marrja e rolit nga Gjermania dhe Franca është një garanci për rajonin”, u shpreh Lisen Bashkurti.

Analistë të tjerë amerikan dhe europianë kanë deklaruar se takimi u dha fund idesë së promovuar së fundmi për ndryshimin e kufijve dhe se mesazhi i Merkel dhe Makron është se vendet e Ballkanit duhet të besojnë të perspektiva evropiane, pavarësisht se anëtarësimi në vititn 2025 duket i pamundur.

Të fundit