Flash News

KRYESORE

Bilanci nga Covid-19: 13 viktima dhe 243 të infektuar në Shqipëri

Bilanci nga Covid-19: 13 viktima dhe 243 të infektuar në Shqipëri

Shkon në 13 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, si dhe gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 20 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në 243.

Sipas zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, sot në mëngjes ndërroi jetë një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, kurse mbrëmë një 82 -vjeçare nga Tirana.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit 8 pacientë janë shëruar dhe në total deri tani 52 persona.

"Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë                                 129 raste

- Durrës                                26 raste

- Lushnje                             4 raste

- Elbasan                              5 raste

- Fier                                      23 raste

- Kavajë                                4 raste

- Rrogozhinë                      2 raste

- Korçë                                  15 raste

- Vlorë                                  5 raste

- Shkodër                            8 raste

- Lezhë                                 5 raste

- Berat                                  1 rast

- Has                                      2 raste

- Krujë                                  5 raste

-Tropojë                              4 raste

- Pukë                                    3 raste

- Mirditë                                  2 raste", sqaron MSH.

 

Të fundit