Flash News

KRYESORE

Blerina Gjylameti mbron Ramën dhe sulmon Daden: E dashur Arta, ti flet si Saliu dhe Mona

Blerina Gjylameti mbron Ramën dhe sulmon Daden: E dashur Arta, ti flet si

Ish-deputeja e Partisë Socialiste, Arta Dade nuk i ka kursyer akuzat e forta ndaj kryeministrit Rama, për të cilin u shprej se po qeveris më keq sesa mazhorancat e kaluara.

Skandalet e Qeverisë, Arta Dade: Janë më të mëdha se në të kaluarën. PS të largojë Edi Ramën

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes së PS, Blerina Gjylameti qe thotë se ndjen keqardhe për çfarë deklaron Dade kundër Partisë Socialiste. “Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish”, përfundon ajo.

Reagimi i plotë:

E dashur Arta!

Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete.

Do thuash ti s'kam folur për PS po për Edi Ramën!

Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona...

Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qenë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij .

Pandëshkueshmëria më e madhe, se në kohën e Saliut?

Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë!

Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish.

Përqafime, Blerina.

Të fundit