Flash News

Bota

Protesta pro presidentit Trump, qëllohet me armë një grua brenda Capitolit të SHBA  

Protesta pro presidentit Trump, qëllohet me armë një grua brenda

Një person u qëllua brenda Capitolit të SHBA pasi turma sulmoi ndërtesën.

Rrethanat nuk u kuptuan menjëherë dhe personi i qëlluar po merr kujdes emergjent mjekësor.

Pak para orës 3 të pasdites, një ambulancë u ngrit në cepin juglindor të Kapitolit në Rrugën e Pavarësisë. "Një grua është qëlluar në shpatull", tha oficeri ndërsa nxitonin të kalonin, raporton 'washingtonpost'. 

Raporte të tjera, të pakonfirmuara thanë se ajo u qëllua në qafë. Nuk ishte menjëherë e qartë se kush e qëlloi ose pse.

Protestuesit e nxitur nga Donald Trump sulmuan Kongresin në SHBA duke bllokuar certifikimin e fitores së Joe Biden. Ligjvënësit u evakuuan, ndërsa brenda Kongresit pati të shtëna, teksa kaosi ende vijon.

Nga ana tjetër, Garda Kombëtare është mobilizuar për të parandaluar kaosin që po ndodh brenda Kongresit në SHBA.

Të fundit