Flash News

Bota

Shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid, plagoset një person

Shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid, plagoset

Një shpërthim ndodhi në ambasadën e Ukrainës në Madrid, duke plagosur një punonjës tha të mërkurën Ministria e Brendshme spanjolle.

Individi është plagosur lehtë dhe po trajtohet në spital, ndërsa policia po heton, tha ministria.

Si kundërpërgjigje, Ukraina ka rritur sigurinë në të gjitha ambasadat e saj.

Oleg Nikolenko, një zëdhënës i ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha se jeta e punonjësit të plagosur "nuk është në rrezik".

Policia thotë se është shumë herët për të ditur nëse shpërthimi ndodhi kur punonjësi i ambasadës tentoi të hapte një zarf, apo thjesht ta zhvendoste atë.

Nikolenko tha se askush tjetër nuk ishte lënduar dhe se Kuleba "ka lëshuar një udhëzim urgjent për të rritur sigurinë në të gjitha ambasadat e Ukrainës jashtë vendit" pas incidentit.

"Kushdo që qëndron pas këtij shpërthimi, nuk do të mund të frikësojë diplomatët ukrainas ose të ndalojë punën e tyre të përditshme për të forcuar Ukrainën dhe për të kundërshtuar agresionin rus," citoi Nikolenko.

Spanja, një vend i NATO-s, ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë për të ndihmuar forcat e saj të armatosura të luftojnë pushtimin e Rusisë. Ambasada e Ukrainës ndodhet në lagjen Hortaleza në verilindje të Madridit.

Të fundit