Flash News

KRYESORE

Bozdo: Rama e ka zgjidhjen për banorët pa banesa, por nuk e aplikon se e ka sugjeruar PD

Bozdo: Rama e ka zgjidhjen për banorët pa banesa, por nuk e aplikon se

Ish-ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo sugjeron që njerëzit që kanë ngelur pa banesa të zhvendosen në apartamentet bosh që janë ndërtuar përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, e pronarëve t’u paguhet qiraja.

“Brenda Durrësit ka pallate të dëmtuara që banorët ende nuk kanë parë asnjë njeri nga administrata të shkojë dhe të kontrollojë situatën. Njerëzit kanë nevojë për siguri psikologjike. Është e domosdoshme që të thërrasë inxhinierët për këtë situatë emergjente pas tërmetit.

Dy javë janë të mjaftueshme për të kontrolluar territorin dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Stoku i apartamenteve të pa shitura në Durrës në gjithë bregun e plazhit është 3500 apartamente. Jemi në gjendje të jashtëzakonshme duke qenë në situatë të tillë mund të merren këta njerëz dhe i strehoj në këto apartamente duke i paguar qiranë me çmimin e tregut atyre pronarëve që kanë këto apartamente, pse duhen lënë njerëzit të vdesin së ftohti?

Pra dua të them që ka zgjidhje për situatën por Rama nuk e bën se e ka dhënë si zgjidhje PD.”, u shpreh Bozdo, në emisionin “Byro Politke” në Abc News.

Të fundit