Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
'Ç’duhet të bëjë Presidenti kur dy vetë çmenden?' Meta pyet deputetët në Komisionin Hetimor: Dekreti e vetmja rrugë reflektimi
Duke folur në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta nuk është kursyer me kritikat ndaj të dyjave palëve lidhur me krizën në vend.
Teksa iu përgjigj pyetjes së deputetëve se pse nuk uli palët në tryezë, Meta u shpreh se në kushtet kur dy vetë çmenden, dekreti për zgjedhjet ishte i vetmi mjet reflektimi.
"Jam përpjekur të nxis palët për dakordësi, por duke hequr dy kushtet, të kryeministrit për të hequr 30 qershorin dhe të kreut të PD-së që Rama s’duhet të vinte në tryezë si kryeministër. Kur dy veta ‘çmenden’ c’duhet të bëjë Presidenti? Dekretin ka presidenti për t’iu dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të integrimit të qytetarëve dhe të mbarë vendit.” deklaroi Meta.