Flash News

KRYESORE

Çfarë bëri Turi/ Shahini i rikthehet sërish protestës së maturantëve: U nxit politikisht, provimi ishte më i lehtë se vjet

Çfarë bëri Turi/ Shahini i rikthehet sërish protestës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar sërish protestën e maturantëve, për provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Në interpelancën e thirrur nga deputeti Artur Roshi, Shahini e cilësoi sërish protestën e të rinjve disa javë më parë të nxitur politikisht dhe se sipas saj provimi ishte më i lehtë se një vit më parë.

“Nga rezultatet qe dolën nga testi i gjuhë -letërsisë, u pa që sivjet ishte shumë më i lehtë se vjet. Debati u nxit politikisht në një kohë kur askush nuk kishte nevojë për një stres të tillë.

Pyetjet u hartuan me standarde. E vetmja gjë e diskuar në shkollën e mesme duhet të shtyhet më fort mendimi kritik”, tha ministrja Shahini, duke mos i konsideruar aspak rrethanat e këtij viti të pazakontë për nxënësit, që u përballën fillimisht me mësim jo të rregullt fillimisht nga tërmeti dhe më pas online prej pandemisë.

Të fundit