
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Çfarë fshihet pas ligjit për 'kriptomonedhat' që kaloi Kuvendi dhe si lidhet me 'amnistinë' e 1 shtatorit

Igli Tola
Seanca plenare e së enjtes, 21 maj, nisi e bitisi me retorika, akuza e replika mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Nën 'mejgullnajën' e 'pluhurin' që ngriti 'shembja' e godinës Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 88 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenim ligjin mbi “Tregjet financiare të mbështetura në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” (blockchain). Ligji kaloi në heshtje, edhe se një pjesë e mirë e 'përfaqësueve' tanë dinjitozë në atë aulë as nuk kanë njohuri elementare mbi financat apo 'fintech' dhe as nuk 'denjojnë' të informohen mbi çështjet për të cilat votojnë, se mesa duket kanë punë e angazhime të tjera shumë më të rëndësishme e dobiprurëse.
Kështu, prej së enjtes u bëmë vendi i katërt europian (pas Maltës, Lihteshteinit e Francës) që ka liberalizuar dhe rregulluar tregun e 'bitcoin-eve'. Teknologji që lindi pas krizës së 2008, ku sistemi bankar u shfaq mjaft 'fragil'. Si antipod i institucioneve tradicionale financiare, kjo teknologji mundëson kryerjen e pagesave, pa kontrollin e Bankës Qendrore, në kohë reale dhe me kosto (tarifa) minimale; po ashtu edhe aksione, hipoteka objektesh, sigurimi i pronës apo transfertat 'qarkullojnë' në të katërt cepat e globit pa kurrëfarë pengese fizike, legale apo tarifore.
Pavarësisht gjithë këtyre avantazheve dhe mundësive që ofron 'blockchain', vendet më të industrializuara dhe me shërbimet financiare më të avancuara dhe të kompjuterizuara, po hezitojnë të adoptojnë rregullimin e kriptomonedhave. Kjo pasi paradoksi i tyre është se ato shmangin hallkat e ndërmjetme, si noterët, bankierët, siguruesit, që garantojnë tregun dhe transaksionet (duke pasur detyrim ligjor të njoftonin mbi transaksionet mbi 10.000 euro ose dyshime mbi individë ose subjekte të përfshirë në skema të tilla). Tani të gjitha elementet e sigurisë janë në dorë të teknologjisë, e këtu qëndron edhe rreziku se përse bota heziton ta 'përqafojë' monedhën digjitale. Në një autonomi të plotë e pa kurrfarë mundësi ndërhyrje nga BQ-të, predispozicioni është i lartë për t’u përballur me skema mashtruese (Ponzi), apo skema të tjera të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale e më pas këto aktive virtuale të përdoren për pastrim parash apo manipuluar tregjet.
Sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, vlerësohet se 2 deri 5% e GDP-së globale ose 800 miliardë dollarë deri në 2 trilion dollar pastrohet çdo vit, e 30% e tij përmes parasë 'së padukshme' (në 'blockchain' )
Miratimi i një ligji të tillë ndodh teksa ende vendi ynë karakterizohet nga një shkallë e lartë informaliteti (zërat më optimistë thonë 30%), edukim financiar i pakët ose i mangët nga masa e për më keq duke qenë të renditur në 'listën gri' të Moneyval. Në një situatë të tillë makroekonomike, çdo shtet 'normal' do të rezervohej para një aventure të tillë. Ama ne, kemi guximin që ta aplikojmë atë njëkohësisht edhe me një amnisti të gjerë fiskale, që është premtuar të nisi në vjeshtën e këtij viti, fiks kur do të hyjë në fuqi edhe ky ligj, në 1 Shtator.
Amnistia përdoret në parim duke shpresuar që t’iu japin një mundësi ekonomisë informale që të formalizohet. Disa qeveri e shikojnë edhe si një metodë të butë, me kosto të ulët administrative, për të kthyer “në vathë delet e humbura të kullotës së Perëndisë” që gabimisht apo në pamundësi nuk kanë paguar taksat. Përpos kësaj shikohet edhe si stimul ndaj ekonomisë duke shtuar kapitalin që futet në qarkullim në treg.
Mirëpo, amnistia ka kosto shumë më të mëdha se përfitimi, e nuk bëhet fjalë thjesht për kosto materiale, por mbi të gjitha se do të formalizojë paratë e pista të akumuluara nga trafiqet e drogës, kontrabanda dhe korrupsioni, që do i japi mundësi krimit në Shqipëri që të organizohet e 'çimentohet' edhe më tej. Amnistia do të bëjë krimin që të hedhi 'metastazat' e tij edhe më tej në ekonominë e vendit duke e zaptuar tërësisht e në mënyrë të pakthyeshme 'tashmë me letra' e jo veç me dhunë e 'në të zezë'.
Po pse 'kriptomonedha' dhe amnistia bashkë bëhen kaq të rrezikshme?
Për të pastruar paratë përmes 'kriptomonedhave', hapen llogari në internet me shkëmbime digjitale të monedhave, të cilat pranohen të shkëmbehen dhe transferohen në llogaritë bankare. Këto shuma parash lëvizen në sistemin 'cryptocurrency' duke përdorur 'coin mixer' apo procesin zinxhir të kalimit në valuta 'kryq'. Gjithashtu mund të përdoren edhe mjete më të sofustikuara, si monedha me privaci (privacy coins), të dizajnuara për të rritur anonimatin, siç janë Monero dhe Zcash.
Gjatë 'pastrimit', ata manipulojnë në vijimësi adresat dhe e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për hetuesit të ndjekin 'gjurmët' e transaksionit. Përziejnë sasinë fillestare të 'kriptomonedhave' me 'kriptomonedha' të tjera, dhe më pas fillojnë të dërgojnë pjesë-pjesë (me sasi të vogla) 'kriptomonedha' në një adresë të zgjedhur, duke arritur shumën origjinale të dakortësuar. Sapo origjina e parave të jetë mjaftueshëm e 'zbehtë', fondet janë integruar në sistemin legjitim financiar.
Në këtë moment që llogaria është 'legjitime', paratë hyjnë në ekonomi kollaj, mjafton të paguhet tarifa tatimore e vendosur për amnistinë. Pra, amnistia ndihmon t’i vihet 'vula' finale procesit.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29