Flash News

KRYESORE

Çfarë kërkon opozita, Alibeaj: Siç e tha dhe Presidenti 3/5 e votave për Prokurorin e Përgjithshëm

Çfarë kërkon opozita, Alibeaj: Siç e tha dhe Presidenti

Në lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se opozita, njësojë siç tha dhe presidenti, prokurori të zgjidhet me 3/5 e votave dhe jo me 36 vota pasi nuk do të kishte besimin e publikut.

“Të respektohet kushtetuta në gërmë, sipas standardeve, dhe me dialog në Parlament.

Fakti që dhe Presidenti i Republikës i referohet Kushtetutës, askush nuk mund të thotë asgjë dhe kushtetuta e thotë qartë, janë dy hapa: 1, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh tre kandidatura që janë jashtë politikës dhe e dyta, Parlamenti duhet të zgjedh me votë 3/5 njërin nga kandidatët.

Standardi i vetëm është Komisioni i Venecias, duhet që prokurori i përgjithshëm të mos jetë i votuar nga vetëm një palë politike, por edhe mbështetjen e opozitës.

Ermonela kur të mbarojë ky emision do të të thonë ty pse hodhe poshtë Kushtetutën?

Çfarë propozojmë ne, Parlamenti ka dy mënyra ose të marr një vendim arbitrar duke kapur Prokurorinë me 36 vota, le ta bëjnë por nuk do të kenë besimin e publikut, madje edhe po të bëhet me një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës nuk është e pranueshme.

Ne ofrojmë, që siç e përmendi dhe Presidenti, prokurori të votohet me 3/5 e votave, kaq kërkojmë ne, ky është dialogu jonë.  Ju doni një prokuror politik, ne duam një prokuror që të hap dosjet, jo që të mbyll dosjet”, tha Alibeaj.

 

 

Të fundit