Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Drama s`ka fund në Itali, 683 viktima në 24 orë

COVID-19/ Drama s`ka fund në Itali, 683 viktima në 24 orë

Të paktën 683 viktima janë shënuar në Itali në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, raportojnë autoritetet italiane. Kështu bilanci i përgjithshëm i viktimave shkon në 7503 të vdekur që nga dita e parë e shpërthimit të epidemisë.

Ndërkohë, autoritetet italiane raportojnë për 74368 persona të infektuar nga koronavirusi. Megjithatë, aktualisht janë vetëm 57521 persona që rezultojnë pozitiv. Kjo, pasi 9362 pacientë janë shëruar tashmë ndërsa pjesa tjetër janë viktima.

Në spitalet italiane ndodhen të shtruar 23112 pacientë, ku prej këtyre ndodhen 3489 persona në kujdes intensiv. Ndërkohë, 30920 persona ndodhen në izolim në shtëpitë e tyre ku po marrin gjithashtu trajtim mjekësor.

Të fundit