Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Italia, vijon drama. 662 viktima në 24 orë. Shërohen mbi 10 mijë pacientë

COVID-19/ Italia, vijon drama. 662 viktima në 24 orë. Shërohen

Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të numrit të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, janë regjistruar të paktën 662 viktima.

Ndërkohë numri total i viktimave ka shkuar në 8165 persona. Ndërkohë, në total janë konfirmuar me koronavirus 80539 persona që prej nisjes së pandemisë.

Aktualisht virusin e mbartin 62013 persona. Një lajm i mirë është fakti se numri i personave të shëruar po vjen duke u rritur, pasi tashmë janë rikuperuar në total 10361 persona.

Aktualisht në strukturat spitalore italiane janë 24753 pacientë, ndërkohë 3612 prej tyre ndodhen në kujdes intensiv. Pjesa më e madhe e të sëmurëve, rreth 33648 persona ndodhen në shtëpi.

Të fundit