Flash News

KRYESORE

Daçiç kërkon shkëmbim territoresh: Zgjidhje që garanton paqe këtë shekull

Daçiç kërkon shkëmbim territoresh: Zgjidhje që

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic beson se shkëmbimi i territoreve me Kosovën do të garantonte paqe të paktën për këtë shekull. Ndonëse nuk e përmend Kosovën si shtet, Daçiç ka theksuar se shkëmbimi i territoreve mes shqiptarëve dhe serbëve është një zgjidhje në interes të të dyja kombeve.

“Kam bërë një propozim të qartë për të ndarë çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare, për sa kohë kjo është në interes të të dyja palëve dhe zgjidhja e vetme e mundshme. Ata që më kritikojnë për tradhëti apo se provokoj konflikt, në fakt duan ta dorëzojnë të gjithë Kosovën”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

Shëmbimin e territoreve Daçiç e sheh si zgjidhjen e vetme dhe kjo nuk ka përse tu ndalohet shqiptarëve dhe serbëve kur u lejohet kombeve të tjera.

“Ka përpjekje për të vrarë të vetmen zgjidhje që është në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe që pranohet nga ata. Nëse Hollanda dhe Belgjika mund të shkëmbejnë territore, nëse India dhe Bangladeshi mund të bëjnë këtë, atëherë pse nuk lejohen serbët dhe shqiptarët, nëse kjo garanton paqe për këtë shekull”, është shprehur Daçiç.

Iviça Daçiç ka promovuar gjithnjë idenë e shkëmbimit të territoreve të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, ndërsa me këtë zgjidhje ai ka theksuar se Beogradi nuk do të kundërshtonte bashkimin Kosovës me Shqipërinë.

Të fundit