Flash News

KRYESORE

Dade: Rama ka përzënë intelektualët nga PS, jemi si në diktaturë

Dade: Rama ka përzënë intelektualët nga PS, jemi si në

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade deklaroi se Shqipëria tani qeveriset nga vetëm një person, i cili ka larguar të gjithë intelektualët nga PS-ja, sepse ndihej i rrezikuar.

Ajo shtoi se aktualisht parlamenti është i cunguar dhe shumica është shndërruar në instrument të kryeministrit.

“Parlamenti duhet të bëjë detyrën e vet, të menaxhojë sa dhe si janë realizuar ecuria e të gjitha reformave, për fat të keq nuk bëhet. Jemi shndërruar si në kohën e diktaturës, Parlamenti është vënë nën thundrën e ekzekutivit. Kam kërkuar që Rama të jepte dorëheqjen dhe PS i ka të gjitha kapacitet që të vinte një kryeministër tjetër, nuk jap emra, por ka shumë.

Rama ka përzënë një numër intelektualësh në PS sepse ndjehej i rrezikuar. Është për të ardhur keq që ka një tendencë që kjo kategori e intelektualëve të largohet. Është vrarë shpresa. Vendi drejtohet shumë keq, nuk ka ministra, ka vetëm ‘one man shou’”, deklaroi Dade në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Të fundit