Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Darka me “Klanin”, Rakipi: Rama kërcënoi Fevziun në sy të Frangajt
Gazetari Ylli Rakipi ka dhënë detaje rreth një darke që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangajn dhe Blendi Fevziun në një restorant luksoz në kryeqytet më 8 prill 2019.
Rakipi konfirmoi se kryeministri Edi Rama i ka bërë presion drejtuesit të emisionit “Opinion”, duke i kërkuar që të mos ftojë në studio përfaqësuesë të opozitës së re parlamentare, pasi dëmtojnë reputacionin e mazhorancës.
“I ka bërë presion edhe kolegut tonë, Blendi Fevziut. I ka kërkuar të mos ftojë më në studio përfaqësuesë të opozitës së re”, deklaroi Rakipi në studion e lajmeve të Ora News. “E keni pare se cfare niveli kanë ata. Qeshin me cdo batute te Edi Ramës. Ai i kotrollon, u tregon si duhet të votojnë”, vijoi Rakipi.
Gazetari shtoi se Edi Rama po bën përpjekje për të kapur edhe median onine, duke u ofruar reklama dhe para.
[caption id="attachment_310243" align="alignnone" width="1280"] Foto nga darka e 8 prillit[/caption]
[caption id="attachment_310244" align="alignnone" width="1280"] Foto nga darka e 8 prillit[/caption]