
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

David Brooks / The New York Times
Donald Trump shtyhet nga impulset, injoranca, narcisizmi dhe pandershmëria intelektuale. Kështuqë, ju do të mendonit se, ata sosh në kampin anti-Trump do të hiqnim keq për të treguar se nuk jemi si ai - se jemi logjikë, të informuar, të pjekur dhe të arsyeshëm.
Por ngjarjet e javës së kaluar kanë treguar se dhoma e jehonës (echo chamber) anti-Trump po bëhet një pasqyrim i vetë Trump- e mbingarkuar, e pakalibruar dhe e paaftë për të pasur një bisedë inteligjente për ndonjë problem të ndërlikuar politik.
Për shembull, ka një problem të ndërlikuar politik në thelb të episodit të kësaj jave në Iran. Irani nuk është i fuqishëm se ka një ekonomi ose ushtri të fortë. Eshtë i fuqishëm sepse sponsorizon milicitë nëpër të gjithë Lindjen e Mesme, duke destabilizuar regjimet dhe përhapur genocid dhe spastrim sektar. Gjatë viteve të kaluara këto milici, të orkestruara nga Qassim Suleimani, janë ndjerë të lira të operojnë haptazi me një efekt më të madh shkatërrues.
Ne nuk do të shkojmë atje dhe të shkatërrojmë milicitë. Por, si mund t'i mbajmë nën kontroll, në mënyrë që ato të mos e destabilizojnë rajonin? Ky është problemi i vështirë - ai që ngatërroi edhe administratat e shkuara amerikane.
Në Lindjen e Mesme, dhe kudo ka konflikte të zgjatura, kombet kanë një mënyrë për të adresuar këtë problem. Ato përdorin dhunën si një formë komunikimi. Një komb që përpiqet të ruajë rendin do të vrasë një udhëheqës të terrorizmit ose do të shkatërrojë një strukturë terrorizmi. Një sulm do të thotë: "Hej, ne e dimë se jemi në një konflikt afatgjatë, por le të mos e lejojmë të na dalë duarsh. Kjo nuk është në interesin e asnjërit prej nesh."
Sulmi është një mënyrë për të kapur kontrollin e procesit përshkallëzues dhe për të vendosur një kufi të ri.
Këto lloj operacionesh kanë rreziqe dhe shpërblime. Një rrezik është që përshkallëzimi të mos ndalet, thjesht të përshpejtohet. Radikalët nga ana tjetër do të tërbohen dhe do të dalin në rrugë. Drejtuesit e tyre do të duhet ta qetësojnë atë mllef.
Një shpërblim është se, ndoshta, përshkallëzimi ndalet. Pala tjetër në mënyrë implicite thotë: “Mesazhi u mor. Ne do të bëjmë disa gjëra që të ruajmë fytyrën dhe të qetësojmë turmat, por nuk duam që kjo të na dalë duarsh". Një tjetër shpërblim është eleminimi i një terroristi efektiv si Soleimani. Talenti nuk rritet në pemë.
Vendimi për të ndërmarrë këtë lloj operacioni është çështje e peshimit të rrezikut dhe shpërblimit. Dhe pas vrasjes së Soleimanit, ju patë profesionistët amerikanë të sigurisë duke folur në gjuhën e balancimit të rrezikut dhe shpërblimit. Stanley McChrystal, një gjeneral në pension dhe Michael Mullen, një admiral në pension, menduan se ia vlente rreziku. Susan Rice, ish-këshilltare e Sigurisë Kombëtare, mendon të kundërtën.
Por në dhomën e jehonës anti-Trump, nuk është se shumica e njerëzve mendonin kështu. Të udhëhequr nga Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, ata shmangën problemin e vështirë, të ndërlikuar, të vendosjes së kufijve për milicitë islamike. Përkundrazi, ata predikuan rreth pyetjes së lehtë, që as nuk ishte në diskutim: A duhet të kemi një pushtim masiv të Iranit?
Një klithmë e madhe u ngrit nga dhoma e jehonës. Ne jemi në prag të luftës! Trump po na çon në luftëra edhe më të pafundme në Lindjen e Mesme! Jemi në zgrip të kaosit të plotë! Kjo nuk ishte gjuha e kalibruar e rrezikut dhe e shpërblimit. Ishte një gjuhë apokaliptike me frikë. Duke qenë kaq e mbingarkuar dhe ekzagjeruar, dhoma e jehonës mbyti çdo bisedë praktike se si të stabilizohej Lindja e Mesme, vetëm që të mund të kishim një tjetër kor të drejtësh me refrenin "Donald Trump është një përbindësh!"
Kjo është fitorja përfundimtare e Trump. Çdo argument mbi çdo temë tani ka të bëjë vetëm me të. Urrejtja e Trump-it në unison është bërë mekanizmi përfundimtar i lidhjes, tërheqjes së vëmendjes dhe fitimit për ata sosh në botën anti-Trump. Kështuqë prisni një seri të zjarrtë ekzagjerimesh - raporti Mueller! Impeachment-i! Dosja Steele! - që përfundimisht nuk çojnë askund.
Shumica e argumenteve të kësaj jave për Lindjen e Mesme nuk ishin vërtetë për Lindjen e Mesme. Ishte e gjitha narcisistikisht për veten tonë! Demokratët mbrojnë terroristët! Republikanët janë beliciozë (luftënxitës)! Iranianët janë thjesht lojtarë në telenovelën tonë imperialiste, receptorë pasivë të madhështisë apo infidelizmit tonë.
Bota është më e ndërlikuar se kjo karikaturë. E do ose e urren, Trump ka përdorur forcën ushtarake më pak se çdo president tjetër që nga Jimmy Carter. Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ai nuk është si Republikanët e kohëve të fundit. Ai është, siç shkruan kolegu im Ross Douthat, një figurë xheksoniane, që dëshiron ta nxjerrë Amerikën nga labirintet e huaja ndërsa lobon me disa sulme distancë-gjata për t'u siguruar që të huajt e çmendur të vrasin njëri-tjetrin dhe jo ne.
Dhe ky është paradoksi i fundit. Për të gjithë Sturm und Drang (stuhi dhe vrullin) që rrethon Trump-in, Republikanët populistë dhe Demokratët po gravitojnë drejt së njëjtës politikë të jashtme: Ne jemi në mes të një përplasjeje civilizimesh; Lindja e Mesme është kaq e pashpresë sa duhet të ikim prej andej; ne jemi tepër budallenj / joefektivë / racistë / imperialistë për të bërë ndonjë të mirë atje, sidoqoftë.
Ne luftojmë egërsisht rreth Trump-it, por heshturazi, një perde e majtë/ e djathtë populiste po ia zë pamjen Amerikës, duke na ndarë nga Lindja e Mesme, Kina, madje Europa. Lëvizja e vërtetë me rrezik të lartë është ajo që të dy palët po bëjnë së bashku: nëse e shpërfillim botën edhe ajo do të na shpërfillë. (Në fakt, jo.)
Ndoshta, pasi Inflamatori i Madh të jetë larguar më në fund nga skena, ne mund të bëjmë një bisedë inteligjente rreth kësaj.
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29