Flash News

KRYESORE

"Deklaratat për dialogun ndryshojnë çdo ditë", Lëvizja VV: Rrëzimi i Qeverisë Hoti është çështje ditësh

"Deklaratat për dialogun ndryshojnë çdo ditë",

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjës Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se rrëzimi i kryeministrit Avdullah Hoti është vetëm çështje ditësh, teksa kjo iniciativë është nisur një muaj më parë por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare.

Nagavci është shprehur për mediat kosovare se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm, duke renditur edhe arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet bjerë.

“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, ka thënë ajo.

Nagavci e cila është njëkohësisht edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, thekson se deklaratat e kryeministrit Hoti për dialogun po ndryshojnë nga dita në ditë, teksa ishte premtuar për njohje finale dhe përfunduan me diçka që e pengon Kosovën edhe në realizimin e të drejtave të saj Kushtetuese.

“Për fat të keq tashmë është e qartë se deklaratat e kryeministrit Hoti ndërrojnë nga dita në ditë. Kishte premtuar se dialogu do të vazhdojnë vetëm për njohje finale. Por përfundojë me diçka që e pengon Kosovën edhe në realizimin e të drejtave të saj Kushtetuese. Kryeministri Hoti asnjëherë në Kuvend nuk ka sjell një platformë asnjëherë nuk e ka bërë të qartë në mënyrë të dokumentar për Kuvendin se çka konkretisht janë çështjet për të cilat nuk mund të shkojë Kosova ose për kërkesat tona që duhet t’i bënim në raport me Serbinë. Gjithmonë deklaratat e tij kanë qenë shumë të përgjithshme kanë qenë të tilla që janë munduar të ikin të vërtetës që ai faktikisht është në një detyrë që i është përcaktuar në krye të qeverisë që është. Pra kryeministri Hoti është në këtë detyrë për të realizuar projekte veçse i ka nisur presidenti Thaçi”, u shpreh Nagavci.

Ndërkaq, u shpreh kritike edhe për përfshirjen e liqenit të Ujmanit në marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.

“Për fat të keq Liqeni i Ujmanit u vu në tryezën e bisedimeve me Serbinë pa asnjë të drejtë, ligjore, historike e as diplomatike. Kjo tregon edhe në këtë rast për fat të keq që partitë që janë në pushtet kanë interesin e tyre partiak në radhë të parë”, thotë ajo.

Të fundit