Flash News

KRYESORE

Deklaroi se i bashkohet PS-së, surprizon Reme Lala në votimin e projektligjit për shembjen e teatrit

Ndonëse pak ditë më parë, deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Reme Lala e qarkut të Dibrës deklaroi se i bashkohet Partisë Socialiste, në votimet e seancës së djeshme për projektligjin për shembjen e teatrit, ajo nuk ka marrë pjesë.

Siç duket edhe nga lista e deputetëve  që kanë votuar pro, kundër, ose nuk kanë marrë pjesë në votim, të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit, Reme Lala nuk klasifikohet te deputetët që kanë votuar as pro e as kundër këtij projektligji.

Ajo ka preferuar të mbaj një qëndrim tjetër nga seancat e kaluara, në të cilat ngrinte kartonin jeshil pro projektligjeve të propozuara nga qeveria si përfaqësuese e PDIU.

Këtë herë, ajo renditet në listën mes deputetëve të opozitës që nuk kanë marrë pjesë në votim në shenjë proteste.

Nuk dihet ende pse Lala ka mbajtur këtë qëndrim, ndërsa dy deputetët e tjerë të PDIU, Elena Xhina dhe Dritan Bici votuan pro shembjes bashkë me socialistët.

Të fundit