Flash News

KRYESORE

Deputetja e PE-së Kokalari: Shpresoj që Shqipëria një ditë të bëhet pjesë e BE-së

Deputetja e PE-së Kokalari: Shpresoj që Shqipëria një

Deputetja shqiptaro-suedeze në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari pavarësisht se tani vazhdon karrierën si politikane në Suedi, sa herë ka mundësi kontribuon edhe për vendin e saj të origjinës.

Shpesh herë ajo ka bërë thirrje që Shqipëria të bëhet pjesë e unionit, ndërkohë që flet edhe për marrëdhëniet midis vendit skandinav dhe atij ballkanik.

“Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë time atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit evropian një ditë. Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve.”-tha Kokalari.

Të fundit