Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Deputetja publikon foton tronditëse, gruaja shqiptare përdhunohet nga serbët në sy të familjarëve
Rastet e përdhunimit të grave shqiptare gjatë luftës së Kosovës janë denoncuar prej dekadash, por për herë të parë publikohet një foto e këtij krimi të tmerrshëm. Është deputetja e PDK-së, Flora Brovina që ka publikuar foton që tregon përdhunimin e gruas shqiptare nga ushtarët serbë në sy të familjarëve.
Dy burra qëndrojnë të shtrirë, me shumë gjasë të vrarë, ndërsa tre të tjerëve i kanë vënë armën në kokë dhe shohin skenën e rëndë. Brovina nuk ka dhënë detaje të tjera për foton tronditëse, por theksoi se gruaja është gjallë dhe e ka takuar personalisht.
"Një prej formave të gjenocidit është dhunimi i familjes. Duke dhunuar grua. Këtu janë familjarët dhe ushtarët serbë duke e dhunuar gruan dhe këto janë familjarë. Këtë fotografi nuk është se e ka njohur UNMIK dhe EULEX. E kam gjeturnga aktivistë të të drejtave të njeriut. Gruaja është e gjallë. E njoh gruan kush është" tha deputetja.
Foto është gjetur në aparatin e një ushtari serb, ndërsa deputetja akuzon Prokurorinë Speciale se nuk i ka intervistuar viktimat e përdhunimeve.
"Gruaja është 50 vjeçare, kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja. Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb", tha Brovina.
Në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet sot rezoluta për të njohur gjenocidin e Serbisë në Kosovë.