Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja te Liqeni Artificial, identifikohet viktima, i bënë atentat në sy të djalit

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur pak minuta më parë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

62-vjeçarit Haxhi Baçinozi i është bërë atentat me armë zjarri nga dy persona të maskuar.

Mësohet se viktima është qëlluar pesë herë dhe më pas autorët janë larguar me motor në drejtim të Saukut.

Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi e gjithë skena ka ndodhur në sy të djalit të viktimës, të cilët kishin dalë për vrap nga Liqeni Artificial.

Autorët e dyshuar janë identifikuar me inicialet I.H dher I.M

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Të fundit