Flash News

KRYESORE

Dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve në Berat

Dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, vetëhelmohet me pesticide

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Poliçan të Beratit, ku një 34-vjeçare është vetëhelmuar me pesticide pas dhunës së vazhdueshme që ushtronte mbi të bashkëshorti i saj.

Shtetasja me iniciale F.I., nënë e dy fëmijëve,është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kombinat”, në Poliçan, ndërsa 34-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës duke konsumuar një sasi të konsiderueshme pesticidesh.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje”, por që më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. Burime të besueshme kanë konfirmuar për News 24 se grindjet dhe dhuna në familjen e 34-vjeçares F.I kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumë raste edhe në sy të dy fëmijëve të vegjël.

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rënduar mjekët e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Të fundit