Flash News

KRYESORE

Dhunoi dhe akuzoi të moshuarin për “tre limona”, tregtarit i hiqet leja

Dhunoi dhe akuzoi të moshuarin për “tre limona”, tregtarit
Disa ditë më parë, një tregtar fruta perimesh – në një nga tregjet më të frekuentuara të Tiranës- abuzoi, ushtroi dhunë dhe e akuzoi për vjedhje një të qytetar të muoshuar që nuk kishte bërë asgjë tjetër përveçse kishte blerë tre limona. I moshuari kishte blerë limona e madje paguar për to, por krejt papritur, tregtari e ndjek – e tërheq nga xhaketa në sy të të gjithëve – dhe në një mënyrë barbare i kërkon llogari për “limonat e papaguar” (që në fakt ishin paguar). Videoja fillimisht u publikua nga Anabel dhe më pas nga Blendi Frvziu dhe u bë virale. Komentet e shumta ishin komplet kundër tregtarit që kishte dhënë si shembull një sjellje jo vetëm të pahijshme por “kafshërore”, siç  komentuan shumë në rrjete sociale.
Bashkia ka marrë masat dhe lajmi është bërë publik nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një postim në Twitter, shkruan: "Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo NUK është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, JU HOQ LEJA E HAPËSIRËS - le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë njerëzillëkun."

Të fundit