Flash News

KRYESORE

Dita e Europës, Rama uron me këngën që përfaqëson sonte Shqipërinë në Eurovizion

Dita e Europës, Rama uron me këngën që përfaqëson

Sot është dita e Europës dhe kryeministri Rama ka uruar të gjithë me këngën që përfaqëson sonte Shqipërinë në Eurovizion.

Këngëtarja Linda Halimi do të ngjitet sonte në mbrëmje në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit.

‘’MIRËMËNGJES , dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017. Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita’’, shkruan në një postim në facebook kryeministri Rama.

Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

 

Të fundit