Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Dokumenti/ Spiropali kërkon që PSD e Doshit të përfitojë si ‘parti opozitare’ nga ndarja e komisionerëve në zgjedhje
Ende pa nisur nga puna për zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur manipulimet e para nga mazhoranca.
Kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali i ka kthyer përgjigje përmes një shkrese zyrtare kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, lidhur me listën e partive që përbëjnë shumicën parlamentare me renditjen sipas numrit të mandateve dhe listën e partive që përbëjnë opozitën parlamentare referuar po numrit të mandateve në parlament.
Siç duket nga lista e partive që Kuvendi ka renditur, bie në sy fakti se partia PSD e Tom Doshit është renditur e katërta që të përfitojë si ‘parti opozitare’ nga ndarja e komisionerëve në zgjedhje, të cilët kanë rezultuar te jene thembra e Akilit e proceseve elektorale.
Në tryezat e partive politike vijon të qëndrojë rekomandimi i OSBE për depolitizimin e administratës Zgjedhore.
Por krahas thirrjeve dhe sugjerimeve të ndërkombëtarëve edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit komisionet zgjedhore do jenë sërish në dorën e partive politike.