Flash News

Ditari i Maxhorancës

Këshilli Bashkiak e injoron sërish, Leli: Nuk e kuptoj këmbënguljen për të krijuar mizanskena në teatër

Këshilli Bashkiak e injoron sërish, Leli: Nuk e

Ka dështuar sërish mbledhja e thirrur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli me Këhsillin Bashkiak. Ai kishte caktuar datën e sotme për të zhvilluar takimin, ndërsa ata kërkuan datën 30 qershor.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai thotë se nuk e kupton arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, siç i quan Leli, kur mbledhjet online kanë funksionuar.

Ai thotë se vendodhja e mbledhjes nuk ka rëndësi, duke theksuar se  arsyeja pse nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e mëparshme ka qenë axhenda e paracaktuar.

Leli shpreh shqetësim për zvarritjen e dhënies së ndihmave ekonomike dhe shërbimeve të tjera që duhet tu jepen qytetarëve të Vlorës dhe që kanë  mbetur pezull për shkak të përplasjeve PS-Leli.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Leli nuk ka më vend në PS dhe se dezertoi. Pas përplasjeve që nisën para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Leli nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës edhe Këshillit Bashkiak i është kundërvënë Lelit.

Të fundit