Flash News

Ditari i Maxhorancës

E përjashton në çdo negocim, por për ‘Ballkanin e Hapur’ Rama i përgjigjet kritikave të Berishës

E përjashton në çdo negocim, por për ‘Ballkanin e

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideroi Ballkanin e Hapur si projekt të Serbisë për të dalë në detin Adriatik si dhe për të dominuar rajonin. 

“ Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik”, tha Berisha gjatë një takimi me demokratët në Berat. 

Në një postim në twitter, Rama shkruan se kushdo që është kundër saj, ka të drejtë të mos shohë se nisma sipas tij nxit paqen, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama.

E përjashton në çdo negocim, por për ‘Ballkanin e

Kujtojmë se Edi Rama e ka përjashtuar çdo mundësi negocimi me Berishën dhe mbështetësit e tij pjesë e lëvizjes së ‘Komisionit të Rithemelimit’ si për çështjen e presidentit të ri apo duke mos miratuar kërkesën e inicuar nga ish-kryeministri Berisha për mocion me debat të finalizuar me rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” me argumentin se është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, por për ‘Open Balkan’ Rama iu përgjigj menjëherë kritikave të tij, ndonëse në media e cilëson edhe si ‘të rikthyer në politikë nga bota e përtejme’.

Më herët, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka dalë kundër kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç sa i përket mundësisë për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”.

Pas një takimi me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, Gjukanoviç tha se si Malit të Zi ashtu edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor iu duhet anëtarësimi në BE, dhe jo alternativa si “Ballkani i Hapur”.

 

Të fundit