Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kushtet në konviktin e Elbasanit si hotelet me 2 ose 3 yje", Balla: Protesta e studentëve, shuplakë e merituar

"Kushtet në konviktin e Elbasanit si hotelet me 2 ose 3 yje",

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një takimi me të rinjtë në Elbasan solli në vëmendje protestat e studentëve në dhjetor të 2018-ës, ndërsa pranoi hapur se ajo ishte një shuplakë për qeverinë. Sipas tij, puna për Paktin e Univeristetit është në rrugën e duhur. Balla tha se ka ndjekur investimet në konviktin e Elbasanit, ndërsa i cilësoi si hotelet me dy ose tre yje.

"Të gjithë e mbajnë mend kur në 2018 dhjetor studentët u ngritën. Na dhanë një shuplakë të merituar. Duhet ta kishim kuptuar me kohë atë nevojë që ishte për gjendjen në universitet dhe konvikte. Nëse bëjmë një analizë të qartë dhe objektive në 2013-ën, unë besoj se biem dakord që tashmë për sa i përket Paktit të Universitet jemi në rrugën e duhur. Kjo për shkak të investimeve në universitete dhe ajo akomoduese. I kam ndjekur punimet në konviktin e Elbasani, janë si hotelet me 2 ose 3 yje", tha Balla.

Të fundit