Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratimi i listës së kandidatëve për deputetë, Kryesia e PS-së mblidhet të hënën

Miratimi i listës së kandidatëve për deputetë, Kryesia

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste për të miratuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 18:00 në selinë rozë dhe të pranishëm fizikisht mësohet se do të jenë vetëm 12 drejtuesit e qarqeve se bashku me kreun e PS-së Edi Ramën, ndërsa anëtarët e tjerë të kryesisë do i bashkohen mbledhjes virtualisht përmes Zoom.

Të hënë, deri në orën 24:00 të 8 Marsit, është dhe afati i fundit i dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lista e Partisë Socialiste pritet të ketë ndryshime të mëdha nga zgjedhjet e kaluara të 2017-tës. Deri tani janë konfirmuar moskandidimi i Vasilika Hysit, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi, ndërsa deri tani prurje të reja të konfirmuara janë doktoresh Najda Çomo, inxhiniere Luljeta Bozo dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërkohë, që nga krahu tjetër, kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet që sot në orën 18:00 për të miratuar listën e kandidatëve të saj, ndërsa vulën përfundimtare listës pritet t'ia japë Këshilli Kombëtar i PD-së që pritet të mblidhet të dielën.

Të fundit