Flash News

Ditari i Maxhorancës

Opozita bojkotoi votimin, PS zgjedh Niko Peleshin si Kryetar Kuvendi

Opozita bojkotoi votimin, PS zgjedh Niko Peleshin si Kryetar Kuvendi

Mazhoranca ka zgjedhur Niko Peleshin Kryetar të ri të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e parë të legjislaturës së re të mbajtur këtë të premte. Në votim morën pjesë 87 deputetë, nga të cilët 84 votuan pro, ndërsa 3 kundër. 

Sakaq opozita bojkotoi procesin duke futur në kutinë e votimit, pankarta dhe jo fletë votimi. Deputetët demokratë nuk pajtohen me zgjedhjen e Peleshit, pasi sipas tyre ky i fundit është i afërt me Klodian Zoton i njohur ndryshe si "njeriu i inceneratorëve" dhe vendosja e e tij në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.

Deputetët kanë përplasur vazhdimisht tavolinat në shenjë revolte, duke treguar papajtueshmëri me vendosjen e Peleshit si kryetar Kuvendi. 

 

Të fundit