Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Luçiano Boçi
Shqipëria renditet e fundit për sa i takon lirisë së medias në rajon. Asgjë nuk është e rastit. Sirenat e alarmit kanë kohë që kanë rënë, por megjithatë liria e medias ka bërë hapa gjithnjë më shumë pas në këto vite. Sulmet ndaj gazetarëve dhe programeve e mediave kritike të pushtetit kanë qenë një refren e zakonshëm i mjedisit mediatiko-politik.
Gjithçka ka ecur në sinkron me zhbjerrjen e demokracisë në tërësi dhe shkarjen gjithnjë e më shumë të vendit në një autokraci politiko-kriminale.
Sulmet ndaj fjalës së lirë dhe gazetarëve të lirë kanë njohur disa rrafshe. Si rrafshin e iniciativave ligjore, siç ishte ligji për shpifjen, për t’i vënë pranga fjalës, ashtu dhe rrafshin e censurës së diktuar e aplikuar rëndom në media e ndër gazetarë, si edhe atë të miklim-kërcënimeve direkte në adresë të mediave (sidomos online) e gazetarëve të bëra nga njerëz me pushtet administrativ e politik, ku përfshihet rëndom Kryeministri dhe së fundmi kryebashkiaku në pikëpyetje i Tiranës.
Pa harruar sistemin e ngritur si një rivalitet i kohës sonë absurde midis Ramës e Veliajt, për të blerë sa më shumë media e gazetarë pranë vetës.
E gjitha kjo ka ndërtuar në vendin tonë kulturën e anulimit të fjalës, e cila konsiderohet malinje për sistemin demokratik, por shumë fitimprurëse për qeverinë e sundimin e saj politik. Rastet Telnisit me kërcënime jete, Ambrozias me agresion nga Rama, Isait me email-e shantazhimi, Xamas e Hoxhës me mesazhe e telefonata nga basifondet e burgjeve, nuk janë të vetmet.
Ato i bashkohen qindra rasteve të tjerave të shoqëruara me shkarkime, lëvizje, me etiketime, përbuzje nga superiorët, censorët e komanduar apo pronarët e blerë, raste që e kanë tulatur median, e kanë transformuar atë dhe distanca midis fjalës dhe së vërtetës sot është më e madhe se kurrë.
Shto këtu ngritjen e institucioneve të censurës që marrin komandë nga drejtoria e informimit pranë kryeministrisë e cila është bërë omnipotente dhe dikton shumë politika editoriale në mediat më të shikueshme shqiptare.
Parë në këtë optikë reagimet e fundit të Veliajt ndaj gazetarëve kritikë të tij të pafutur ende në thesin e interesave, nuk ishin një rrufe në qiell të pastër. Është kjo kulturë e anulimit e kthyer në normalitet që e bën atë dhe të tjerë të sillen me fjalën e gazetarët në formën më të shëmtuar të mundshme.
Veliaj s’kishte si të bënte ndryshe nga Rama, i cili vetëm pak ditë më parë me arrogancën e tij të bërë rregull ndaj gazetarëve kishte përcjellë mentalitetin e tij harbut ndaj kritizerëve përtej Adriatikut kur iu gërmush drejtuesit të RAI-t për emision e tij zbulues të së vërtetave ulëritëse të realitetit shqiptar. Madje historia politike e Ramës është njëherazi një histori e një marrëdhënie pothuaj kriminale me median, histori e cila ka dy pamje.
Ka pamjen e një krimi të bukur, shumë të mirëpranuar tek ne si diçka që s’ka pse mos të ndodhë, sepse me interesa dhe reklama ka futur në xhep një pjesë të madhe mediash e emisionesh. Dhe nga ana tjetër ka pamjen e një krimi klasik me shantazhe, bllokimi reklame, gjobvënie, sulme e intimidime personale ndaj gazetarëve cilësorë. Dhe këtë krim me dy pamje më mirë se e zbuloi Veliaj nuk mund ta bënte askush teksa sulmonte me gjuhë të papranueshme ato gazetarë që nuk ishin pjesë e plotësimit të interesave.
Por kjo kulturë e anulimit të fjalës është akoma më e thellë dhe ka një përshfaqje akoma më hipokrite. Nuk është vetëm censura e përftuar në shumë forma si pengesë e transmetimit të fjalës dhe autocensura ato që kanë rrëzuar fjalën e lirë në Shqipëri. Censura nuk realizohet më vetëm si pengesë si dikur, por realizohet tashmë dhe si inflacion, duke synuar defaktorizimin e së vërtetës dhe realitetit dhe duke sjellë para publikut një realitet fals.
Dhe kjo është mënyra më e poshtër e shembjes së lirisë së fjalës. E gjithë kjo skemë moderne e zhvlerësimit të së vërtetës me anë të inflacionit të fjalës dhe dezinformimit realizohet nga pjesa shërbëtore e medias pushtetit që dominon sot teatrin mediatik dhe ka në objektiv dy targete: luftën ndaj opozitës politike dhe glorifikimin e sundimit politik të mazhorancës.
Është ky teatër mediatik që tërheq në vorbullën e tij shumë financa me burime të dyshimta, që deformon informimin e komunikimin publik dhe përcjelle imazhet e rreme.
Ndërkohë solidariteti i komuniteti gazetaresk është rrudhur në mënyrë dramatike dhe mbrojta ndaj tyre pothuaj është në nivelin zero, pavarësisht zërave të sinqertë të disa të rinjve gazetarë pasionantë të së vërtetës dhe të fjalës.
Nën këtë optikë figurat që dominojnë sot pushtetin në Shqipëri Rama-Veliaj nuk janë figura reale, por thjesht projeksione mediatike që i janë servirur publikut jashtë të vërtetave tronditëse.
Zbulimi progresiv i së vërtetave të tyre politike po zhvesh jo vetëm propagandën, dezinformimin, inflacionin, piramidën e interesave media-politike, por dhe është një korridor drite për rikthimin, në një të ardhme të afërt të ndryshme politike, e lirisë së medias në shtratin natyral të saj, si një nga kolonat themelore dhe gardiane e vlerave demokratike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38