Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr videon e shqiptarëve në gomone: Ky është 110 vjetori i Pavarësisë

Berisha nxjerr videon e shqiptarëve në gomone: Ky është 110

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video të shqiptarëve që shkojnë me gomone në Britani. Ky është realiteti i këtij 110 vjetori të Pavarësisë, thotë Berisha ndërsa hedh akuza ndaj qeverisë Rama.

Sipas kryedemokratit, qeveria aktuale po i detyron shqiptarët që të braktisin vendin. Më tej shpreh angazhimin se PD do ta ndryshojë situatën, sikurse për rreth tre dekada më parë me rrëzimin e komunizmit.

 “Te dashur miq, këtë 110 vjetor edhe në këtë dite të bekuar qindra e mijëra shqiptarë janë të detyruar të largohen nga vendi, nga mjerimi, nga dëshpërimi. Të detyruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij pa atdhe, pa komb, e pa flamur, pjesa më vitale e shoqërisë lë pas familjen, njerëzit më të dashur, Shqipërinë.

Po qeveri e turpit dhe gomoneve po përzë të rinjtë tanë, fëmijët tanë, të largohen nga toka e tyre. Duke ju uruar të gjithë atyre Gëzuar Ditën e Pavarësisë, zotohem në emër të Partsë Demokratike se do bëjmë gjithçka që ashtu siç përmbysëm 30 vite më parë monizmin komunist të etërve xhelat të Edi Ramës do të përmbysim monizmin e tij të bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin që po ju dëbon ju sot nga votrat tuaja. Gëzuar! Rroftë Shqipëria”, shkruan Berisha.

Të fundit