Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD propozon dyfishimin e bonusit të bebeve: Numri i lindjeve ka rënë pas ardhjes së PS në pushtet

Deputetja e PD propozon dyfishimin e bonusit të bebeve: Numri i lindjeve ka

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka propozuar dyfishimin e bonusit të bebeve nga viti 2025.

Në një amendament të propozuar sot në Kuvend, Metaliaj theksoi se për shkak të politikave të ndjekura gjatë dekadës së fundit me PS në pushtet, numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm.

"Afër 40% e popullsisë janë pensionistë. Shumë faktorë ndikojnë në rënien e lindshmërisë. Shpopullimi ka arritur në 1 milion në vitet e fundit. Shqipëria parashikohet rënia më e lartë e lindjeve me minus 15%. Sipas Instat numri i lindjeve ka rënë ndjeshmëm. Ka më shumë vdekje se sa lindje. Pas ardhjes së PS në pushtet ka një rënie të lindjeve. Nga 35 mijë në 2013, lindshmëria në një dekadë është me 40 %, ka rënie drastike. 

Kerkojme dyfishimin e masës së bonusit të bebeve për 2025 me 8.2 miliardë. Kështu i ndihmojmë familjet në përballimin e shpenzimeve. Këto janë paratë e dalë nga puna e shqiptareve", tha Metaliaj. 

Me 60 vota kundër, amendamenti i Metaliajt nuk u votua. 

 

 

Të fundit