Flash News

Ditari i Opozitës

Duka në protestën e opozitës: Mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare e shtetit

Duka në protestën e opozitës: Mazhoranca ka dalë nga

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mbajti fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Duka theksoi se ka shumë arsye për të protestuar, por solli në vëmendje dy nga arsyet kryesore.

Sipas tij, mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit dhe ata që qeverisin sillen si pronarë të shtetit.

Po ashtu, Duka theksoi lehtësimin e ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke e parë ligjin si një pengesë të tejkaluar për interesat e qeverisë.

Një tjetër kritikë e fortë ishte lidhur me dështimin e operacionit për nxjerrjen e naftës në Shpirag, kur kompania SHELL u largua nga Shqipëria.

Duka e quajti të turpshme llogaritjen e miliarda fitimesh të premtuara nga Rama në konferencat e mëparshme, të cilat, sipas tij, nuk u realizuan kurrë, ndërsa qeveria nuk mori përgjegjësi për këtë dështim.

 Duka theksoi se qëllimi i protestave është të heqin nga pushteti ata që shpërdorojnë ligjin dhe abuzojnë me të. Ai përfundoi duke theksuar se nuk ka ambicie për karrigen e deputetit apo ministrit, por kërkon të sundojë rregulli dhe ligji në vend.

Të fundit