Flash News

Ditari i Opozitës

I treti në Shkodër, Xhemal Bushati ndryshe nga 'shumica': Basha të mos largohet, nuk ka lidership më të ri se ai

I treti në Shkodër, Xhemal Bushati ndryshe nga 'shumica':

Pavarësisht humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidati i PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati shprehet se Lulzim Basha nuk duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD.

Në një prononcim për mediat, teksa po hynte në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve të PD-së të thirrur nga Basha për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve, Bushati argumenton se PD e ka lidershipin e saj dhe se nuk ka arsye për të pasur një lidership të ri.

A duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha?

Në asnjë mënyrë. Ne dhamë modelin tonë më të mirë

Keni dalë i treti?

Do të bëjmë analizën e zgjedhjeve

A duhet një lidership i ri?

Më të ri se Lulzim Basha nuk ka lidership.

 

Të fundit