Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këlliçi publikon studimin e IFC: Tarifa e propozuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro, Veliaj e rriti me 2.5 herë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëkohësisht edhe i deleguari politik për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat nga selia blu, ka publikuar për herë të parë dokumentin e IFC-së për studimin në lidhje me pastrimin e Tiranës.
Gjatë konferencës, Këlliçi tha se, Erion Veliaj gënjen kur thotë se, e ka ulur çmimin e pastrimit të Tiranës, sepse sipas dokumenteve, në fakt ai e ka rritur me 2.5 herë çmimin për ton në lidhje me trajtimin e mbetjeve.
Deklarata:
Përshëndetje dhe faleminderit gazetarëve që kanë treguar interes dhe kanë ardhur në këtë konferencë, e cila në fokus ka skandalin e korrupsionit dhe vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës
Jemi këtu për të demontuar mashtrimin mbase më të madh të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me studimin e IFC të vitit 2014, ku pretendimi i përsëritur në vite ka qenë se bazuar në këtë studim që kishte një tarifë prej 38 eurosh për ton për pastrimin e Tiranës, Erion Veliaj pasi u shpall kryetar bashkie në vitin 2015, vendosi të ketë një tarifë prej 29 eurosh, duke ulur kështu koston.
Por ndërkohë, si çdo pretendim i Erion ne sot do demontojmë me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për herë të parë do bëjmë publik raportin e IFC të vitit 2014, i cili nuk gjendej kur është kërkuar nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në vitin 2022. Unë e kam kërkuar me ngul këtë material, por çuditërisht as Bashkia e Tiranës dhe as Ministria e Financave nuk e dispononin këtë material.
Për fatin e mirë, sot në Bashkinë e Tiranës vijon të ketë punonjës të ndershëm, të cilët para pak javësh kanë sjellë një kopje origjinale të studimit të BB dhe IFC dhe ne kemi pasur mundësinë gjatë kësaj periudhe të hulumtojmë me detaje mbi këtë propozim që i ka ardhur Bashkisë së Tiranës në kohën që drejtohej nga PD.
Po ta shihni që në hyrje të projektit, të pesë pikat kryesore sqarojmë se ky propozim që ka ardhur në atë periudhë, që kishte tarifën 38 euro për ton, ishte për pastrimin e qytetit dhe rrugëve, mbledhjen e transportin e mbetjeve, zgjerimin e landfillit të Sharrës për një depozitim afatgjatë, depozitimin e mbetjeve në landfill dhe përpunimi dhe trajtimi i mbetjeve.
Që të jemi të qartë, këto 5 pika përfshijnë çdo proces që ka të bëjë me pastrimin, përpunimin dhe depozitimin e plehrave në Tiranë.
Studimi i IFC bënte një përllogaritje për një periudhë 20-vjeçare, duke përllogaritur sasinë totale të mbetjeve që do përpunoheshin në të dhënat zyrtare, që nëse e shihni në pikën e fundit, sasia totale shkonte në 250 mijë ton në vit. Duke përfshirë mbetjet e Tiranës në bashki dhe komuna e fshatrat.
Në faqen e fundit ka një përmbledhje ku 12 euro për ton do ishte tarifa për depozitimin e mbetjeve dhe 26 euro do ishte mbledhja e mbetjeve.
Pra, e thënë fare qartë, ka pasur një tarifë prej 38 eurosh, por për të mbyllur të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve.
Por ne sot që flasim paguajmë 29 euro për ton për një incenerator që nuk ekziston dhe kjo tarifë është rreth 12 milpionë euro nëvit.
Dhe bazuar në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, vetëm për pastrimin e qytetit, ne kemi paguar vetëm vitin e kaluar 16.7 milionë euro.
Me një llogari fare të thjeshtë, totali shkon në 66.8 euro për ton. Kjo ka të bëjë për pastrimin e qytetit.
Shtuar këtu edhe 29 euro për ton, tarifën e inceneratorit ku pronar faktik, e thënë kjo nga ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, se Erion Veliaj është pronari faktik, totali shkon në 95.8 euro për ton.
2.5 herë më shumë se propozimi i ardhur nga BB për të njëjtin projekt, por me standarde shumë më të larta.
Ka një arsye pse dy ish-ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për dhënien e këtij koncesioni për 30 vite.
Kjo sepse në studimin e BB thuhet se do nevojiteshin vetëm 20 milionë euro për të ngritur tre nukla të reja dhe zgjeruar landfillin e Sharrës.
Por fill pas këtij momenti, vjen ajo shkresë e famshme e Erion Veliajt më 27 mars të vitit 2017, ku me firmën e tij, me vulën e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë përsipër të firmosë koncesionin 30-vjeçar, në shkelje të plotë të ligjit duke mos pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as Këshillin e Qarkut.
Arsyeja ka qenë fare e thjeshtë, për shkak se ky ka qenë biznesi i Erion Veliajt.
Ne kemi faktuar edhe lidhjet familjare të drejtorit të tij, Redi Molla në këtë biznes. Kemi publikuar edhe personat e lidhur me Ndraghetën italiane që kanë ardhur këtu për të marrë këtë biznes.
Kjo ka qenë arsyeja pse Erion Veliaj ka firmosur këtë koncesion 30-vjeçar në shkelje të ligjit.
Por nëse SPAK ka ende vështirësi për këtë material ekskluziv, ju garantoj se ditën e sotme, në përfundim të konferencës për shtyp, do ia depozitojmë me firmë dhe vulë SPAK-ut për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.
Megjithatë, e rëndësishme është që të mbetet në thelb se kush ka qenë propozimi i ardhur nga BB dhe çfarë bën Erion Veliaj sot.
Thelbi është se BB dhe IFC kanë sjellë një propozim për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve me tarifë 38 euro për ton.
Sot Erion Veliaj paguan 95.8 euro për ton, 2.5 herë më shumë, përmes investitorëve të tij të jashtëzakonshëm holandezë dhe me eksperiencë ndërkombëtare që quhen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38