Flash News

Ditari i Opozitës

Lobimi rus, Bozdo: Hetim deri në fund, të vërtetohet nëse PD ka marrë ose jo para

Lobimi rus, Bozdo: Hetim deri në fund, të vërtetohet nëse PD

Partia Demokratike ngriri një grup auditi me 5 anëtarë për të hetuar akuzat për lobime ruse. Lulzim Basha do të hetohet për 500 mijë dollarë financime të marra nga Moska në 2017-ën, vit kur drejtonte PD-në.

Anëtari i Komisionit, Eno Bozdo, tha në një intervistë për Euroneës Albania se duhet t’i shkohet deri në fund hetimit për të zbardhur çështjen dhe për të sqaruar pozicionin e Partisë Demokratike lidhur me lobimin rus.

“Komisioni brenda mundësive që ka, duhet t’i shkojë kësaj çështje deri në fund dhe të specifikojë nëse Partia Demokratike ka marrë apo jo financime ruse. Për sqarimin e kësaj çështje ne i detyrohemi publikut, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse janë vepra që parashikohen nga Kodi Penal, ne do të marrim masat tona për të vënë në lëvizje edhe Prokurorinë”, u shpreh Bozdo.

Të fundit