Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllja e kolegjit turk/ Berisha: Vendimi u mor jashtë Shqipërisë, Rama është vasal i Erdoganit!

Mbyllja e kolegjit turk/ Berisha: Vendimi u mor jashtë

Në deklaratën nga selia blu, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me mbylljen e kolegjit turk nga qeveria. Berisha e konsideroi goditje ndaj arsimit privat në vend. Ai e konsideron mashtrim, arsyetimin e qeverisë për mbylljen e shkollës.

Më tej, Berisha tha se kreu i qeverisë është një vasal i presidetit turk Erdogan. Gjithashtu vuri në dukje se ky vendim ka në bazë lidhje të dyshimta.

“Ky vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’.

Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën. Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin, që mbylle?

A e di ky njeri se ata vogëlushë, ditën pas çerdhes familjare, e kalonin në këtë çerdhe, me njëri-tjetrin, ku mësonin, gëzonin, festonin me njëri-tjetrin. Prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopsht.

Ky gënjeshtar i lindur, që për të zbatuar urdhrat e verbra të presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie. Një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit