Flash News

Ditari i Opozitës

Meta marshon drejt “Rrugës së Shpresës”

Meta marshon drejt “Rrugës së Shpresës”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do t’i bashkohet ditën e sotme tubimit të simpatizantëve poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha, ku mbahet prej muajsh në arrest shtëpiak.

Meta është nisur në një marshim nga selia e PL së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij drejt rrugës Mustafa Matohiti, e cila tashmë është emërtuar nga simpatizantët e Berishës si “Rruga e Shpresës”.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Meta i bashkohet këtij organizimi, pasi u bë pjesë disa javë më parë, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Konventa e Partisë së Lirisë.

Të fundit